Sulmet në Zaporozhye/ Rusia kërkon mbledhje të OKB-së: Pasojat e tyre, katastrofike

Botë | 4 vite më parë

Rusia ka kërkuar një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten (11 gusht) në lidhje me sulmet në termocentralin bërthamor të Zaporozhye raporton Tass.

Në takim Rusia ka kërkuar pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, i cili do të bëjë një raport për këtë çështje.

“Rusia kërkoi një konferencë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mbahej pasditen e 11 gushtit, në lidhje me sulmet e fundit të Ukrainës në NPP Zaporozhye dhe pasojat e tyre të mundshme katastrofike”, thuhet në njoftim.  

Rusia dhe Ukraina prej ditësh akuzojnë njëra-tjetrën për sulmet me bomba në Zaporozhye, termocentralin më të madh bërthamor në Europë i cili kontrollohet nga rusët që prej nisjes së luftimeve, por operohet ende nga teknikë ukrainas.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se çdo sulm mbi centralin bërthamor do të ishte “vetëvrasje” dhe kërkoi që inspektorët e OKB-së të kenë qasje në Zaporizhja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme