Republikanët përpiqen të mbledhin fonde, duke përdorur zemërimin mbi FBI-në

Komiteti Kombëtar Republikan (RNC), thuhet se po përpiqet të nxisë zemërimin mbi kërkimin e FBI-së në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago, për të gjeneruar mbledhje fondesh për kandidatët e Partisë Republikane. Duke folur për Fox News, kryetarja e RNC Ronna McDaniel përmendi një disavantazh të mbledhjes së fondeve për kandidatët e Senatit të partisë së saj, kur u pyet se si duhet t’i përgjigjet partia kontrollit të rezidencës së Trump.
“Ne duhet të marrim frenat e pushtetit,” tha McDaniel. “E vetmja mënyrë se si mund t’i ndalojmë ata është duke fituar Dhomën dhe Senatin… Kushdo që dëgjon, duhet të përfshihet në fushatë.” Ajo emëroi disa kandidatë republikanë të Senatit që mund të përdornin paratë, duke përfshirë JD Vance në Ohajo, Herschel Walker në Xhorxhia, Mehmet Oz në Pensilvani dhe Adam Laxalt në Nevada.
“Presidenti Trump ka të drejtë kur e krahasoi këtë me Watergate,” tha McDaniel. “Kjo është vërtet e frikshme. Nuk është ajo çfarë përfaqëson demokracia jonë.” BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




