Fotot/ Reshje rekord në Seul shkaktojnë 8 viktima, plagosen 9 persona, 6 të zhdukur

Botë | 4 vite më parë

Shirat e dendur në Seul kanë shkaktuar 8 viktima. Shumë shtëpi, rrugë dhe stacione metroje në Kryeqytetin e Koresë së Jugut u përmbytën si pasojë e shirave të dendur, duke detyruar qindra banorë të evakuoheshin.

Ministria e Brendshme dhe Siguria e Koresë së Jugut ka deklaruar se tre prej viktimave ishin bllokuar në një bodrum të përmbytur, 9 të tjerë ishin plagosur dhe 6 mbeten ende të zhdukur.  Sipas CNN, autoritetet kanë ngritur alarmin më të lartë të nivelit 3 të emergjencës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme