FBI kontroll në shtëpinë e ish-presidentit në Mar-a-Lago! Trump: Kohë të errëta për kombin

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë me dije se FBI ka kontrolluar pronën e tij në Mar-a-Lago. Teksa dha detaje nga operacioni i FBI, Trump tha se asgjë e tillë nuk i ka ndodhur më parë një presidenti të SHBA-ve.
“Këto janë kohë të errëta për kombin tonë, pasi shtëpia ime e bukur, Mar-A-Lago në Palm Beach, Florida, është aktualisht nën rrethim, bastisje dhe pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI-së”, tha Trump.
Sipas CNN, operacioni i FBI vjen pasi Departamenti i Drejtësisë ka hetuar zbulimin e kutive të të dhënave që përmbajnë informacion të klasifikuar që u dërguan në Mar-a-Lago pas përfundimit të presidencës së Trump.
Ndërkohë, një hetim i veçantë lidhur me përpjekjet e aleatëve të Trump për të zhbërë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA është intensifikuar gjithashtu në Uashington.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




