Deputeti i PE paralajmëron Vuçiç: Nëse prek Kosovën, do digjesh

Deputeti i Parlamentit Evropian Angel Chavdarov Dzhambazki ka deklaruar se Serbia po luan me zjarrin duke ju referuar tensioneve në veri të Kosovës lidhur me marrëveshjen për reciprocitetin e targave. Deputeti i PE shprehu mbështetjen ndaj Kosovës duke paralajmëruar se nëse Vuçiç prek Kosovën do të digjet.
“Serbia po luan me zjarrin. Nëse Vuçiq nuk kapet, ata do të digjen.Ne qëndrojmë me Kosovën!”, shkruan deputeti në rrjetin social Twitter.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




