Ishte në zbritje të pakontrolluar në atmosferën e Tokës, raketa kineze rrëzohet në oqeanin Indian

Raketa kineze që ishte në një zbritje të pakontrolluar në atmosferën e Tokës u rrëzua në Oqeanin Indian, sipas agjencisë amerikane të hapësirës. Sipas agjencisë, përbërësit prej 23 tonësh të një pjese të raketës hynë në atmosferë mbi Oqeanin Indian. Ajo që mbeti nga djegia e tyre, humbi në oqean.
Raketa Long March 5B prej 23 tonësh që mbante modulin e laboratorit Ëentian u ngrit nga ishulli Hainan më 24 korrik dhe moduli u ankorua me sukses me postin orbital të Kinës. Zbritja e pakontrolluar shënoi herën e tretë që Kina akuzohet për keqpërdorimin e mbeturinave të saj hapësinore.
Qeveria kineze tha të mërkurën se rihyrja e raketës do të përbënte pak rrezik për këdo në tokë, sepse ka të ngjarë të zbarkojë në det. Raketa nuk kishte sistemin e vendosur të kontrollit, i cili lejon që dikush të vendosë një rrugë të paracaktuar të rënies.
Vendpushimi meksikan i Camp San Lucas dhe Filipinet, si dhe pjesë të Amerikës së Jugut, u vunë në gatishmëri. Vendi më i mundshëm i dhënë nga ekspertët për rrëzimin e raketës ishte Oqeani Paqësor i Veriut./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




