Papa Françesku: S’e kam menduar dorëheqjen, por mund ta bëj nëse shëndeti im përkeqësohet

Papa Françesku ka thënë se mund të vijë së shpejti koha kur ai duhet të marrë në konsideratë dorëheqjen dhe do ta bënte këtë nëse ai mendon se shëndeti i tij do të përkeqësohej.
Papa 85-vjeçar theksoi se për momentin ai synon të vazhdojë në detyrat e tij.
“Nuk është një katastrofë të ndryshosh Papën, nuk është një tabu,” u tha ai gazetarëve nga një karrige me rrota në Kanada.
“Dera për daljen në pension është e hapur, është një opsion normal. Por deri më sot nuk kam trokitur në atë derë. Nuk kam ndjerë nevojën të mendoj për këtë mundësi, por nuk do të thotë se brenda dy ditësh mund të mos filloj të mendoj për të”, tha Papa.
Gjatë muajve të fundit Papa Françesku ka vuajtur probleme të vazhdueshme të gjurit që kanë ndikuar në lëvizshmërinë e tij. Ai e kaloi pjesën më të madhe në një karrige me rrota.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




