Rusia sulmon portin e Odesës, disa orë pas nënshkrimit të marrëveshjes për grurin me Ukrainën

Raketa ruse goditën portin Odesa, vetëm një ditë pasi Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje që do të lejonte rifillimin e eksporteve jetike të grurit nga portet ukrainase të Detit të Zi.
Më pak se 24 orë pas nënshkrimit të saj, ‘qetësia’ pas marrëveshjes në Odesa u shkatërrua pasi dy raketa ruse goditën portin. Anëtari i parlamentit ukrainas Oleksiy Goncharenko tha se Rusia “po tregonte se dëshiron të vazhdojë të kërcënojë sigurinë ushqimore në botë”.
“Sulmi hodhi dyshime serioze mbi besueshmërinë e angazhimit të Rusisë,” tha Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken, duke shtuar se ai “minon punën e OKB-së, Turqisë dhe Ukrainës për të sjellë ushqime kritike në tregjet botërore”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




