I nxehti dhe zjarret përfshijnë Europën dhe SHBA, me mijëra të evakuuar

Qindra miliona njerëz në mbarë botën po përballen me nxehtësinë ekstreme prej ditësh, ku Europa dhe SHBA janë ‘nën flakë” për shkak të zjarreve masive që po ndodhin në këto kontinente. Zjarret kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në Portugali, Spanjë, Francë, Itali dhe Greqi, ku zjarrfikësit po përballem me flakë të pakontrollueshme.
I nxehtit në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar alarme shëndetësore për më shumë se 100 milionë njerëz, ndërsa pritet që temperaturat të rriten edhe më tej. Uashingtoni dhe Filadelfia kanë shpallur emergjenca mbi të alarmin mbi të nxehtin duke paralajmëruar banorët e tyre të qëndrojnë vigjilentë.
Ndërsa në Europë me qindra njerëz kanë humbur jetën për shkak të flakëve dhe të të nxehtit, duke nxjerr në pah kërcënimin e drejtpërdrejtë që paraqet ndryshimi i klimës edhe për vendet më të pasura të planetit.
Zjarret në disa pjesë të Francës, Spanjës dhe Portugalisë kanë djegur tashmë më shumë tokë deri tani sesa në të gjithë vitin 2021. Rreth 40,000 hektarë pyje në Francë janë djegur nga zjarri deri më tani këtë vit. Në Spanjë më shumë se 500 njerëz vdiqën gjatë një vale 10-ditore të të nxehtit këtë muaj. Zjarret që kanë djegur Evropën mund ta bëjnë 2022 një vit rekord për humbjen e pyjeve në kontinent, pasi shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimi i klimës po kontribuon tashmë në zjarre gjithnjë e më të ashpra.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se valët e të nxehtit si ato që ndjehen në SHBA dhe Evropë do të bëhen më të shpeshta dhe do të rriten në intensitet për shkak të ngrohjes globale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




