Situata me linë e majmunëve, OBSH e shpall emergjencë globale

Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Klasifikimi është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH dhe vjen pas një rritje të rasteve në mbarë botën.
Vendimi erdhi në fund të takimit të dytë të komitetit të urgjencës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për virusin, shkruan BBC.
Më shumë se 16,000 raste janë raportuar tani nga 75 vende, njoftoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Aktualisht ekzistojnë vetëm dy emergjenca të tjera të tilla shëndetësore – pandemia e koronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




