Kriza ushqimore, Rusia dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen për rifillimin e eksporteve të grurit

Është firmosur në Stamboll marrëveshja për të lejuar Ukrainën të rifillojë eksportet e grurit. Marrëveshja e nënshkruar nga Rusia, Ukraina, OKB-ja dhe Turqia është një “dritë shprese” në luftë, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Marrëveshja do të thotë se Rusia pranon një armëpushim për të lejuar eksportet e grurit. Turqia do të inspektojë anijet për t’u siguruar që ato nuk mbajnë armë.
Kjo marrëveshje është konsideruar si një fitore diplomatike në luftë, e cila tani po hyn në muajin e saj të gjashtë.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka mirëpritur këtë marrëveshje e cila do të ndihmojë me sigurinë ushqimore dhe kontrollin e inflacionit në mbarë botën.
“Ne jemi krenarë që jemi instrumental në një iniciativë që do të luajë një rol të madh në zgjidhjen e krizës globale të ushqimit që ka qenë në axhendë për një kohë të gjatë“, tha ai./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




