Lija e majmunit, EMA miraton përdorimin e vaksinës së lisë

Botë | 4 vite më parë

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka dhënë miratimin për përdorimin e  një vaksine kundër lisë tek njerëzit për të kufizuar përhapjen e lisë së majmunëve në të gjithë globin.

Në të njëjtën kohë, priten rezultatet e mbledhjes së djeshme të komitetit të urgjencës së OBSH-së për sëmundjen, në të cilën drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ishte i shqetësuar nga rritja e numrit të rasteve të lisë së majmunëve në mbarë botën.

Vaksina Imvanex, nga kompania daneze Bavarian Nordic, e cila është miratuar në BE që nga viti 2013 për parandalimin e lisë, është miratuar edhe për linë e majmunëve për shkak të ngjashmërisë së dy viruseve.

EMA e bazoi rekomandimin e saj në provat nga disa studime të kafshëve që treguan mbrojtje kundër virusit të lisë së majmunit në primatët jo-njerëzor të vaksinuar me Imvanex.

“Profili i sigurisë së ilaçit është i favorshëm, me efekte anësore të lehta deri në mesatare, dhe Komiteti për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor (CHMP) arriti në përfundimin se përfitimet e ilaçit tejkalojnë rreziqet“, tha EMA në një deklaratë./CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme