Tregu i turizmit, rimëkëmbje të qëndrueshme me fillimin e pushimeve verore

Botë | 4 vite më parë

Pikat kryesore turistike në mbarë Kinën po mbushen me vizitorë pas nisjes së pushimeve verore.

Platforma në internet e shërbimeve të udhëtimit “Ctrip.com” theksoi në raportin e saj të fundit për tregun e turizmit veror se sivjet treguesi i kërkimit për biletat ajrore është në të njëjtin nivel si në vitin 2019, tregu i turizmit ka arritur deri në 70 % të vitit të kaluar dhe udhëtimet prind-fëmijë kanë hyrë në kulmin e rezervimeve për pushimet verore,sipas CRI.
Turizmi në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore po fiton popullaritet këtë verë, pasi sektori turistik i këtij rajoni ka marrë masa për të ofruar shërbime më të mira për turistët në sfondin e kontrollit efektiv të epidemisë.
Kanas, Nalati, Tianchi dhe pika të tjera turistike  po tërheqin më shumë vizitorë se kurrë më parë.

Me masat kundër epidemisë, pikat turistike kanë rritur numrin e automjeteve turistike, duke zgjatur orët e tyre të funksionimit dhe duke rekrutuar udhërrëfyes vullnetarë për të ndihmuar turistët të kenë një përvojë më të mirë.
Për të nxitur më tej turizmin këtë vit,  janë hapur shërbime të posaçme të transportit turistik ajror, hekurudhor dhe rrugor, teksa  së shpejti do të vihen në funksionim 102 trena të posaçëm turistikë.

Mesatarja ditore e vizitave turistike në këto destinacione i ka kaluar 110 000 që nga fillimi i korrikut, një rritje dyfish krahasuar me qershorin.
Nga janari deri në qershor të këtij viti, ky rajon  priti më shumë se 77 milionë turistë dhe mori më shumë se 53 miliardë juanë (rreth 7.88 miliardë dollarë amerikanë) të ardhura nga turizmi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme