Putin takim me Erdogan në Iran, pritet të diskutohet çështja e eksporteve të drithërave ukrainase

Botë | 4 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Taip Erdogan pritet të diskutojnë çështjen e eksporteve të drithërave ukrainase gjatë takimit këtë të martë në kreyqytetin Teheran të Iranit. 

Qëllimi zyrtar i vizitës së Putin dhe Erdogan në Iran është që të bisedojnë sëbashku me homologun e tyre Iranian Ebrahim Raisi mbi konfliktin në Siri. Gjatë viteve të fundit, Rusia, Turqia dhe Irani janë takuar në kuadër të së ashtuquajturit proçesi i paqes së Astanas që synon dhënien fund të konflitkit më shumë se 11 vjeçar në Siri. Të tre vendet janë të përfshira në Siri. Rusia dhe Irani mbështesin regjimin e Damaksut, ndërsa Turqia mbështet rebelët. 

Samiti i së martës që mbahet në Teheran vjen në një kohë që presidenti turk Erdogan ka kërcënuar se do të fillojë një ofensivë të re kundër militantëve kurdë në veri të Siris . Irani, ka paralajmëurar ndërkohë që çdo veprim turk në Siri mund të destabilizojë rajonin. 

Samiti i Teheranit pritet t’i mundësojë Erdoganit të mbajë takimin e tij të parë me Putin që kur Rusia pushtoi Ukrainën në muajin shkurt. 

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme