Vala e egër e të nxehtit prek disa pjesë të Europës

Botë | 4 vite më parë

Nxehtësia ekstreme ka përfshirë pjesë të Evropës Perëndimore, në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar u komunikuan paralajmërime për nxehtësi ekstreme, ndërsa Spanja veriore regjistroi temperatura prej 43 gradë Celsius.

Zjarret në Francë, Portugali, Spanjë dhe Greqi kanë detyruar mijëra njerëz të evakuojnë shtëpitë e tyre.

Britania e Madhe pritet të përjetojë ditën e saj më të nxehtë dhe ekspertët thonë se pjesë të Francës përballen me një “apokalips të nxehtësisë”.

Zjarret në ditët e fundit kanë detyruar më shumë se 30,000 njerëz të largohen, nga vendet e strehimit emergjente të ngritura për të evakuuarit.

Holanda regjistroi ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani. Në qytetin jugperëndimor të Westdorpe, temperaturat arritën në 39 gradë C.

Parashikuesit thonë se vala e të nxehtit po shkon drejt veriut, ku Belgjika dhe Gjermania pritet të kenë temperatura rreth 40 gradë Celsius në ditët në vijim.

Në Spanjë dhe Portugali , më shumë se 1000 vdekje i janë atribuar të nxehtit ditët e fundit.

Temperaturat në Portugali arritën në 47C të enjten – një rekord për korrikun. Pjesa më e madhe e vendit është vënë nën rrezik të lartë zjarri nga zyra kombëtare meteorologjike IPMA.

Vala e të nxehtit pritet të arrijë kulmin gjatë kësaj jave.

 

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme