Shpallet emergjenca ” Kodi i kuq” në Britaninë e Madhe, priten temperatura rekord

Në Britaninë e Madhe është shpallur gjendja e emergjencës ” kodi i kuq” për shkak të të nxehtit përvëlues pasi temperaturat pritet të rriten në nivelet më të larta të të gjitha kohërave në fillim të javës së ardhshme, shkruan CNN.
“Nxehtësia e jashtëzakonshme pritet të prekë një pjesë të madhe të Anglisë në fillim të javës së ardhshme,” tha në një njoftim për shtyp të Premten Zyra Metologjike e Mbretërisë së Bashkuar, duke vënë në dukje se temperaturat do të arrijnë në 30 gradë Celsius (rreth 100 gradë Fahrenheit) ndërsas në disa vende potencialisht deri në 40 gradë Celsius.
Zonat më të nxehta përfshijnë Londrën, Manchesterin dhe Yorkun. Temperaturat e larta paralajmërojnë se duhet të bëhen ndryshime në rutinën e përditshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




