Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare Ivana Trump, gruaja e parë e Donald Trump

Ivana Trump, gruaja e parë e ish presidentit të SHBA Donald Trump ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Njoftimin e bëri të ditur ish-presidentit Donald Trump, i cili ndau lajmin tragjik të vdekjes së saj në llogarinë e tij të Truth Social.
“Jam shumë i pikëlluar të informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë, se Ivana Trump ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në New York City”, ka shkruar ai.
Shkaku i vdekjes mund të jetë aksidental pasi zonja Trump u gjet pa ndjenja pranë një shkalle në banesën e saj në Nju Jork City nga ku besohet të jetë rrëzuar, raporton BBC.
Ivana u martua me Trump në vitin 1977 ku sollën në jetë 3 fëmijë. Ata u divorcuan 15 vjet më vonë në 1992.
Vajza e saj, invaka, e cila kishte shumë lidhje të ngushtë me të ëmën, u shpreh në instagram se i ishte thyer zemra.
“Mamaja ishte brilante, tërheqëse, passionate dhe me humur. Jetoi jetën në maksimum, pa harruar kurrë të qeshte dhe të kërcente”. – shkruan ajo.

Donald Trump ishte bashkëshorti i dytë i Ivanës. Para se të shkonte në Amerikë, ajo ka qenë skiatore profesioniste.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




