Greqi/ Po shuante zjarret, helikopteri me 4 persona në bord rrëzohet në det

Një helikopter zjarrfikës i marrë me qira , i cili po merrte pjesë në operacionin për shuarjen e zjarrit në Samos të Greqisë, është rrëzuar në zonën detare të Plakës.
Një operacion kërkim-shpëtimi detar dhe ajror është duke u zhvilluar për të lokalizuar helikopterin dhe ekuipazhin.
Sipas mediave greke, në helikopter ishin 4 persona, anëtarë të ekupiazhit që po punonin për shuarjen e zjarrit, teksa nuk dihet ende asgjë për fatin e tyre.
Helikopteri Mi 8 ishte marrë me qira nga Ukraina.
Në operacionin e kërkimit marrin pjesë edhe mjetet ajrore që operuan për zjarrin, Autoriteti Portual dhe Qendra e Unifikuar e Kërkim Shpëtimit./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




