Protestat masive, Presidenti i Sri Lanka arratiset me avion ushtarak

Pas protestave masive në Sri Lanka për krizën ekonomike, Presidenti Gotabaya Rajapaksa është arratisur me avion ushtarak në Maldive me gruan dhe dy zyrtarë të sigurisë.
Largimi i Rajapaksas i jep fund një dinastie familjare që ka sunduar Sri Lankën për dekada. Presidenti kishte qenë i fshehur pasi turmat hynë në rezidencën e tij të shtunën dhe kishte premtuar se do të dorëhiqej sot (13 korrik).
Vëllai i tij, ish-ministri i Financave Basil Rajapaksa, gjithashtu është larguar nga Sri Lanka dhe sipas BBC, se do të shkojë në SHBA. Sri Lanka do të zgjedhë presidentin e ri më 20 korrik. Më 9 korrik protestuesit hynë në rezidencën e Rajapaksas duke thyer kordonin e policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




