Ukraina sulmon një depo municionesh ruse, 7 viktima dhe 80 të plagosur

Ushtria e Ukrainës ka deklaruar se kishte shkatërruar një depo municionesh ruse në qytetin jugor të Nova Kahovka , duke vrarë disa ushtarë, në një sulm që me sa duket përfshin raketa të furnizuara nga SHBA. Zyrtarët ushtarakë rusë pretendojnë se shtëpitë dhe magazinat janë goditur, duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur rreth 80.
Ndihmësi presidencial ukrainas Mykhailo Podoliak ia atribuoi sulmin raketës së shumëfishtë Himars të furnizuar nga SHBA. Një zyrtar rus i vendosur në rajonin jugor të Khersonit, Katerina Gubareva, akuzoi Ukrainën për “bombardimin e qyteteve paqësore me armë amerikane”.
Zona të mëdha të Khersonit u pushtuan nga rusët në javët e para të pushtimit, por forcat ukrainase kanë nisur një kundërofensivë, ndërsa Rusia ka përqendruar shtytjen e saj ushtarake në territorin ukrainas në lindje. Kievi u ka bërë thirrje banorëve të largohen nga zona për të shmangur një kundërsulm./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




