“Ulje taksash”, Liz Truss shpall kandidaturën për Kryeministre të Britanisë së Madhe

Sekretarja e Jashtme Liz Truss ka shpallur kandidaturën për të qenë liderja e ardhshme e Partisë Konservatore për të pasuar në këtë detyrë Boris Johnson.
Mbrëmjen e 10 korrikut, Truss deklaroi se do të shkurtojë taksa nëse do të bëhej Kryeministre. Sekretari i biznesit Kwasi Kwarteng ka mbështetur Liz Truss për të qenë udhëheqësja e ardhshme, raporton Skynews.
“Ajo që ne nuk mund të bëjmë është thjesht të ngarkojmë ekonominë tonë me shumë taksa të ndryshme. Unë mendoj se duhet të ketë një rivendosje dhe duhet të ketë një rrugë të re. Instinkti bazë i Liz-it për taksat është i drejtë. Ajo nuk mendon se njerëzit duhet të paguajnë taksa gjithnjë e më të larta për të paguar shpenzime më të larta”, tha ai.
Zonja Truss ka qenë deputete që nga viti 2010 dhe është anëtarja me shërbimin më të gjatë të kabinetit, pasi ka mbajtur poste nën David Cameron, Theresa May dhe Johnson.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




