Sanksionet ndaj rusisë, Kanadaja vendos të kthejë në Gjermani një turbinë të riparuar ruse të Nord Stream 1

Botë | 4 vite më parë

Kanadaja ka bërë të ditur se do të kthejë në gjermani një turbinë të riparuar të gazjellësit rus Nord Stream 1, i cili është burimi kryesor i furnizimit me gaz për Gjermaninë. Kjo do të thotë se kjo pajisje përjashtohet nga sanksionet e vendosura ndaj rusisë. Vendimi vjen në një kohë që gazjellësi po përgatitet t’i nënshtrohet mirëmbajtjes nga data 11 deri në 21 korrik. Megjithëse procesi i mirëmbajtjes është dicka rutinë, tensionet me rusinë dhe sanksionet që vendet aleate si Kanadaja kanë vendosur ndaj ati vendi kanë bërë që udhëheqësit gjermanë të marrin  prasysh mundësinë e një mbylljeje me të gjatë të gazjellësit. 

Turbina u riparua në fabrikën kanadeze të gjigandit gjerman Siemens.  Mediat e huaja raportojnë se ajo do të dërgohet fillimisht në gejrmani, e cila do t’i dorëzojë më pas kompanisë ruse të gazit Gazprom. Muajin e shkuar Gazpromi citoi mungesën e turbinës si arsyen se pse vëllimet e gazit ranë me 40 përqind në Nord Stream 1.

Kur bëri njoftimin për kthimin e pajijes, minsitri kandadez i burimeve natyrore tha se ajo ishte marrë për të mbështetur aftësinë e Europës për të patur akses në produktet e përballueshme të energjisë ndërkohë që po vijonin përpjekjet për të reduktuar varësinë ndaj naftës dhe gazit rus. Ministri gjithashtu citoi shqetësimin se qytetarët gjermanë mund të liheshin pa ngrohje gjatë dimrit nëse pajisja nuk kthehej. Ukraina i kishte bërë thirrje Kanadasë të mos e kthente pajisjen e riparuar, pasi sipas saj kjo do të minonte sanksionet ndaj rusisë. Kthimi i saj, sipas ukrainës, do të ishte përulje para shantazhimit rus.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme