Sulm ndaj një taverne në Afrikën e Jugut, humbin jetën 15 persona, plagosen disa të tjerë

15 të rinj kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë në gjendje kritike pasi u qëlluan me armë në një lokal në qytezën Soweto të Afrikës së Jugut.
“Disa persona të armatosur hynë në tavernën Orlando East në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe filluan të qëllonin rastësisht ndaj një grupi të rinjsh. Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një minibus të bardhë. Asnjë motiv për sulmin nuk është përcaktuar”, tha policia.
Viktimat besohet të jenë të moshës 19 deri në 35 vjeç.
Policia është në kërkim të dyshuarve, identiteti i të cilëve mbetet i panjohur.
Të shtënat nuk janë të rralla në Afrikën e Jugut. Ata janë shpesh të lidhur me bandat ose alkoolin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




