Vrasja e ish kryeministrit japonez, video nga momenti kur qëllohet me plumba

Botë | 4 vite më parë

Vrasja me dy plumba gjatë një takimi elektoral i ish kryeministrit japonez Shinzo Abe ishte një lajm që tronditi botën. Mediat kanë publikuar momentin tragjik ku ish kryeministri qëllohet me plumba. Në video dallohet se Abe ngrin në vend dhe më pas bie në tokë pa ndjenja, ndërsa truprojat e tij përpiqen nga mbrojnë nga të shtënat.

Kamerat që po filmonin takimin e tij elektoral në qytetin e Nara, filmuan ngjarjen e rëndë ku dëgjohen të shtënat, rrëzimi i ish kryeministrit dhe një re pluhuri që ngrihet në ajër.

Momenti kur qëllohet ndaj ish kryeministrit japonez

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ndërroi jetë në spital në moshën 67-vjeçare pasi kishte humbur sasi të mëdha gjaku. Plumbat  e prekën atë në qafë dhe në gjoks. Si autor i ngjarjes u arrestua një 41-vjeçar, ndërsa nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje tronditëse.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme