Të shtënat ndaj ish-kryeministrit Shinzo Abe, reagojnë liderët botërorë: Moment i trishtuar

Botë | 4 vite më parë

Një numër liderësh botërorë kanë ndarë shqetësimin dhe mesazhet e tyre lutëse për ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe i cili u qëllua me armë më 7 korrik.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas plagosjes së ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe. Blinken deklaron se ky është një moment shumë i trishtuar ndërsa  thekson se pret lajme nga Japonia mbi gjendjen e Abe.

“Mendimet tona, lutjet tona janë me të, me familjen e tij, me popullin e Japonisë,” tha Blinken në margjinat e një takimi të G20 në ishullin indonezian të Balit. “Ky është një moment shumë, shumë i trishtuar. Dhe ne po presim lajme nga Japonia”, tha Blinken, rapoton CNN.

Kryeministri australian Anthony Albanese shkroi në një postim në Twitter: “Lajmet tronditëse nga Japonia se ish-kryeministri Shinzo Abe është qëlluar – mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin e Japonisë në këtë kohë”.

Ndaj ngjarjes ka reaguar dhe ish-Presidenti i SHBA Doland Trump i cili tha se ky lajm ishte një goditje e jashtëzakonshme

“Abe “ishte një mik i vërtetë i imi dhe, më e rëndësishmja, Amerika”, shkroi Trump. “Kjo është një goditje e jashtëzakonshme për njerëzit e mrekullueshëm të Japonisë, të cilët e donin dhe e admironin aq shumë. Ne të gjithë po lutemi për Shinzo dhe familjen e tij të bukur!”, tha Trump.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme