Skandali me deputetin e Johnson, dy ministra japin dorëheqjen: S’punojmë dot me një qeveri të tillë

Botë | 4 vite më parë

Qeveria e kryeministrit britanik Boris Johnson mori një goditje të madhe të martën kur dy nga ministrat e tij kryesorë dhanë dorëheqjen e tyre, duke thënë se nuk mund të punonin më për një qeveri “të zhytur në skandal”.

Ministri i Financave Rishi Sunak dhe ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid të dy njoftuan dorëheqjen e tyre në twitter, pas skandalit të krijuar me deputetin e emëruar nga Johnson, Chris Pincher, i cili akuzohet për ngacmim seksual të dy burrave gjatë një feste private.

Lidhur me këtë skandal vetë Pincher, tha dorëheqjen duke thënë se  “mbrëmë kam pirë shumë” dhe “turpërova veten dhe njerëzit e tjerë”.

Edhe pse vetë kryeministri Johnson kërkoi falje për emërimin e tij duke e cilësuar “si gabim”, kjo nuk frenoi që dy ministra të tij të japin dorëheqjen pas pak minutash.

Ministri i Financave Rishi Sunak tha se “Publiku me të drejtë pret që qeveria të drejtohet siç duhet, me kompetencë dhe seriozitet. Kuptoj se kjo mund të jetë puna ime e fundit ministrore, por besoj se ia vlen të luftosh për këto standarde dhe kjo është arsyeja pse unë po jap dorëheqjen. Jam i trishtuar që po largohem nga Qeveria, por me ngurrim kam arritur në përfundimin se nuk mund të vazhdojmë kështu”.

Edhe ministri i Shëndetësisë Javid shkroi se “ka qenë një privilegj i madh të shërbeja në këtë rol, por më vjen keq që nuk mund të vazhdoj më me ndërgjegje të pastër”.

Deputeti britanik Chris Pincher akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy kolegë të tij, një deputet dhe një tjetër anëtar të Parlamentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme