Spanjë, sekuestrohen tre dronë nënujorë të ndërtuar për transportin e lëndëve narkotike

Polica spanjolle ka sekuestruar tre dronë nënujorë të ndërtuar për të trafikuar lëndë narkotike përmes detit nga Maroku. Mjetet nëndetëse të telekomandaura janë të afta të mbajnë ngarkesa që shkojnë deri në 200 kilogram. Si pjesë e hetimit përkatës 14 mujor, u arrestuan edhe tetë persona. Sekuestrimi i dronëve si dhe ndalimi i të dyshaurve sipas policisë spanjolle do të thtoë se ata ia kanë dalë të godasin një bandë që dyshoeht se ndërtonte mjete që ua shishte trafikantëve të narkotikëve në europë.
Kjo është hera e parë që forcat spanjolle të rendit zbulojnë mjete nënujore të telekomanduara. “Këto mejte u japin trafikantëve mundësinë të transportojnë sasi të mëdha narkotikësh përmes ngushticës së gjilbatarit e cila ndan Marokun nga Spanja, u shpreh polica spanjolle në një deklaratë.
Ndërtimi i njërës prej nëndetëseve kishte përfunduar, ndërsa dy të tejra ishin ende nën ndërtim. Besohet se mjete që ishin nën ndërtim do t’u dorëzoheshin një bande franceze për trafikimin e kokainës. Gjatë operacionit, zyrtarët spanjollë gjithashtu sekuestruan 14 kilogramë hashash, 8 kilogram marijuanë, më shumë se 157 mijë e 300 euro para të thata si dhe gjashtë dronë të mëdhenj ajrorë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




