Zelensky: Forcat e armatosura ukrainase do e ‘thyejnë’ vullnetin e Moskës

Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se forcat e tij të armatosura do të ‘thyejnë’ vullnetin e Moskës. Siç raporton Skynews, sipas Zelenskyt forcat e armatosura ukrainase nuk janë të dekurajuara pavarësisht agresionit rus që vijon prej më shumë se 4 muajsh.
“Nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme në fushën e betejës në 24 orët e fundit. Forcat e Armatosura të Ukrainës përgjigjen, zmbrapsin dhe shkatërrojnë potencialin sulmues të pushtuesve ditë pas dite. Ne duhet t’i thyejmë ata. Është një detyrë e vështirë. Kërkon kohë dhe përpjekje mbinjerëzore. Por ne nuk kemi alternativë”, tha Zelensky.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




