Protesta të përgjakshme në Uzbekistan, viktima dhe mijëra të plagosur! Shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Uzbekistani ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme njëmujore në një republikë autonome, ku protestat e detyruan presidentin Shavkat Mirziyoyev të kthente mbrapsht disa reforma kushtetuese. Mijëra njerëz kanë mbetur të plagosur pas trazirave në kryeqytetin e provincës autonome Karakalpakstan të Uzbekistanit.
Sipas Sultanbek Ziyayev, kreut të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Karakalpakstanit, spitalet në qytetin e Nukusit janë plot me pacientë që u plagosën kur protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë. Nga ana tjetër, Presidenti i Uzbekistanit Zafkat Mirziyoyev pranoi se kishte “viktima” në protestat antiqeveritare në republikën autonome të Karakalpakstanit.
“Fatkeqësisht, ka viktima midis qytetarëve dhe midis forcave të rendit. Shumë grupe u përpoqën të pushtonin ndërtesat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në qytetin Nukus (kryeqyteti i Karakalpakstanit) dhe Ministrisë së Gardës Kombëtare për të marrë armë”, tha Mirziyoyev.
Trazirat janë kriza më serioze e brendshme me të cilën përballet presidenti Uzbekistan që kur ai mori detyrën në vitin 2016/ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




