Itali/ Po ngjiteshin në majën e malit, masivi i akullit i merr jetën 6 alpinistëve! 8 të plagosur dhe disa të zhdukur

Botë | 4 vite më parë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali këtë të diel, ku 6 alpinistë kanë humbur jetën, 8 të tjerë janë plagosur dhe të paktën 10 janë shpallur të zhdukur, si pasojë e shkëputjes së një masivi akulli.

Sipas mediave italiane, grupi i alpinistëve po ngjiteshin në majën e malit Marmolada në Italinë verilindore në momentin që u goditën nga masivi i madh i akullit. Në vendngjarje kanë shkuar ekipet  e kërkim-shpëtimit, por situata është shumë e rrezikshme pasi mund të shkëputen të tjera masive me dëborë e akull.

Po ashtu në ndihmë të grupeve të kërkim-shpëtimit është vënë edhe një helikopter. Personat e plagosur janë dërguar në spital, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore./ TGCOM

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme