Lukashenko: Bjellorusia ka kapur tentativa për sulme raketore nga Ukraina

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha të shtunën se Ukraina ishte përpjekur të godiste objektet ushtarake në territorin bjellorus tre ditë më parë, por të gjitha raketat e saj ishin kapur, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta.
Lukashenko, i cili nuk dha prova për pretendimin, tha se Bjellorusia nuk dëshiron luftë me Ukrainën, por do të luftojë nëse territori i saj pushtohet.
Ushtria ukrainase nuk komentoi menjëherë.
“Ata po na provokojnë. Më duhet t’ju them se tre ditë më parë, ndoshta pak më shumë, një përpjekje për të goditur objektet ushtarake në territorin bjellorus u bë nga territori i Ukrainës,” citon Belta të ketë thënë Lukashenko.
“Por, falë Zotit, sistemet kundërajrore Pantsir arritën të kapnin të gjitha raketat e lëshuara nga forcat e armatosura ukrainase”.
Lukashenko tha se nuk kishte trupa nga Bjellorusia që luftonin në atë që Moska e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë.
Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë dhe e lejoi Moskën të përdorte territorin bjellorusi për të dërguar trupa në Ukrainë më 24 shkurt.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




