Samiti i NATO-s/ Stoltenberg: Ramë dakord të rrisin fondet e përbashkëta! Zelensky: Lufta e Rusisë s’përfundon me Ukrainën

Botë | 4 vite më parë

Në Madrit ku po mbahet samiti i NATO-s, aleatët kanë rënë dakord të rrisin fondet e përbashkët si dhe të ofrojnë një paketë gjithëpërfshirëse ndihme për Ukrainën.

Gjatë fjalës së tij Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se presidenti rus Putin ka “shkatërruar paqen” në Evropë duke shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjatë samitit përmes një lidhje live foli edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili tha se  lufta e Rusisë nuk do të përfundojë në Ukrainë dhe se kjo duhet të jetë një paralajmërim për NATO-n.

“Kjo nuk është një luftë që po bëhet nga Rusia vetëm kundër Ukrainës. Kjo është një luftë për të drejtën për të diktuar kushtet në Evropë – për atë se si do të jetë rendi i ardhshëm botëror”, tha Zelensky.

Gjatë fjalës së tij, Zelensky kërkoi sërish më shumë armatime për Ukrainën.

“Lufta nuk duhet të zvarritet. Ne kemi nevojë për sisteme shumë më moderne të artilerisë”, tha Zelensky.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme