Boris Johnson paralajmëron: Fitorja ruse në Ukrainë do të ishte katastrofike për botën

Botë | 4 vite më parë

“Lejimi i presidentit rus Vladimir Putin që të ketë sukses në pushtimin e tij në Ukrainë do të kishte pasoja absolutisht katastrofike për botën”, kështu paralajmëroi kryeministri britanik Boris Johnson në një intervistë për CNN.

Johnson u kërkoi amerikanëve, britanikëve dhe të tjerëve në Perëndim të ruajnë vendosmërinë në ndëshkimin e Moskës, pavarësisht nga efekti.

“Unë thjesht do t’u thosha njerëzve në Shtetet e Bashkuara se kjo është diçka që Amerika e bën dhe duhet të bëjë historikisht, të përparojë për paqen, lirinë dhe demokracinë. Dhe nëse e lëmë Putinin të fitojë, dhe thjesht të aneksojë, pushtojë pjesë të konsiderueshme të një vendi të lirë, të pavarur, sovran, gjë që ai është gati të bëjë… atëherë pasojat për botën janë absolutisht katastrofike”, tha ai.

Johnson ndodhet në Samitin me liderët e tjerë të G7 në Alpet bavareze për bisedime të përqendruara në konfliktin në Ukrainë.

Udhëheqësit pritet të diskutojnë metodat e reja të ndëshkimit të Moskës./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme