Guterres: Lufta në Ukrainë dhe pandemia Covid po shkaktojnë krizë ushqimore në botë

Botë | 4 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehet se lufta në Ukrainë si edhe pandemia e koronavirusit, kanë sjellë një krizë urie globale që tashmë ka prekur qindra miliona njerëz,  raporton Associated Press. 

“Ekziston rreziku për zi buke do të gjatë në vitin 2022. Dhe viti 2023 mund të jetë edhe më i keq.”, tha ai në një mesazh video drejtuar zyrtarëve nga dhjetëra vende të pasura dhe në zhvillim të mbledhur në Berlin.

Guterres vuri në dukje se të korrat në të gjithë Azinë, Afrikën dhe Amerikën do të goditen pasi fermerët në mbarë botën luftojnë për të përballuar rritjen e çmimeve të plehrave dhe energjisë.

“Çështjet e aksesit të ushqimit të këtij viti mund të bëhen mungesa globale e ushqimit të vitit të ardhshëm. Asnjë vend nuk do të jetë i imunizuar ndaj pasojave sociale dhe ekonomike të një katastrofe të tillë“, tha Guterres.

Guterres tha se negociatorët e OKB-së po punonin për një marrëveshje që do t’i mundësonte Ukrainës të eksportonte ushqime, duke përfshirë përmes Detit të Zi, dhe të lejonte Rusinë të sjellë ushqim dhe plehra në tregjet botërore pa kufizime.

Ai gjithashtu bëri thirrje për lehtësimin e borxhit për vendet e varfra për të ndihmuar në mbajtjen e ekonomive të tyre në këmbë dhe për sektorin privat për të ndihmuar në stabilizimin e tregjeve globale të ushqimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme