Turqi, Erdogan shqyrton rikthimin e dënimit me vdekje

Botë | 4 vite më parë

Në vitet e para të qeverisë së Erdoganit, dënimi me vdekje u hoq me Kushtetutë, por duket se sot ai dëshiron ta rikthejë sërish. Ky debat lindi pas zjarrit masiv në Marmaris, ku presidenti turk tha se dënimi për zjarrvënësit e pyjeve “duhet të jetë i frikshëm dhe nëse kërkon dënimin me vdekje, atëherë do të jetë”.

Ministri i Drejtësisë gjithashtu tha se po rishqyrtohet vendimi i vitit 2004 për heqjen e dënimit me vdekje.

Zjarri ra në resortin turistik në Marmaris, ndërsa Erdogan tha se duheshin ndëshkime më të ashpra.

88 % e zjarreve në pyje në Turqi janë shkaktuar nga njerëzit. Dënimi aktual për zjarrvënësit është 10 vjet burg.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme