Një person akuzohet zyrtarisht për terrorizëm, pas sulmit vdekjeprurës në Oslo

Një 42-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për vrasje, tentativë vrasjeje dhe akte terroriste pas të shtënave në qendër të kryeqytetit të Norvegjisë, Oslo.
Dy persona u vranë dhe 21 u plagosën në sulmin gjatë natës, ku pati të shtëna me armë rreth orës 01:00 me orën lokale (23:00 GMT) të së shtunës, në tre vende, duke përfshirë një bar homoseksualësh.
Të shtëna pati në Londër Pub, një vend i njohur LGBTQ+, dhe pranë klubit të xhazit Herr Nilsen dhe një pijetoreje. Parada vjetore e Krenarisë në Oslo do të mbahej të shtunën, por është anuluar pas këshillës së policisë.
“Së shpejti do të jemi krenarë dhe të dukshëm përsëri, por sot, ne do të ndajmë festimet tona të Krenarisë nga shtëpia”, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit Oslo Pride.
“Ka arsye për të menduar se ky mund të jetë një krim urrejtjeje,” tha policia në një konferencë shtypi më vonë të shtunën.
Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere e quajti atë një “sulm të tmerrshëm dhe thellësisht tronditës ndaj njerëzve të pafajshëm”. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




