Trupat ukrainase do të tërhiqen nga Severodonetsku

Forcat ukrainase janë urdhëruar të tërhiqen nga Severodonetsk. Kjo u bë e ditur nga një zyrtar i lartë rajonal. Qyteti lindor ka qenë për javë të tëra në qendër të bombardimeve. Forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e plotë të rajonit.
Një tërheqje ukrainase do të ishte kritike sepse do të linte të gjithë Luhanskun nën kontrollin rus, me përjashtim të qytetit të Lysychansk. Luhansk, një rajon kryesisht rusishtfolës në Ukrainën lindore, është një prioritet kyç për presidentin Vladimir Putin.
Së bashku me rajonin e Donetskut, ai përbën atë që kolektivisht njihet si Donbas – një zonë e madhe industriale e cila ka qenë fokusi i një lëvizjeje separatiste të mbështetur nga Rusia që nga viti 2014. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




