Bullgari, bie qeveria e Kiril Petkov, 123 deputetë votuan pro mocionit të mosbesimit

Rrëzohet qeveria e kryeministrit Kiril Petkov në Bullgari. Mocioni i mosbesimit i bërë sot (22 qershor) në parlament nga opozita është votuar me 123 vota pro dhe 116 kundër.
Qeveria e kryeministrit Kiril Petkov, u zgjodh më 13 dhjetor 2021. Para formimit të saj, vendi shkoi në zgjedhje tre herë, një rekord në historinë e Bullgarisë. Vetëm parlamenti i zgjedhur më 15 nëntor, arriti të emërojë një kabinet.
Pengesë e madhe e kesaj qeverie ishte edhe bllokada e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, të cilat Sofja kishte vënë veton. Që në ditët e para të qeverisjes së tij, Petkov dhe këshilltari i tij për politikë të jashtme, ndoqën një politikë të njëanshme ndaj Shkupit, duke anashkaluar ministrinë e Jashtme, si dhe vendimet e marra unanimisht në vitin 2019.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




