Zelensky: Afrika është peng i luftës së Rusisë kundër Ukrainës

Botë | 4 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur Afrikën “një peng” të luftës së Rusisë gjatë një fjalimi në Bashkimin Afrikan (AU) të hënën.

Pushtimi rus i Ukrainës dhe bllokimi i eksporteve të drithërave të Ukrainës, kanë shkaktuar mungesë të drithit dhe plehrave dhe kanë vënë miliona njerëz në rrezik të urisë.

Kryetari i komisionit të AU tha se kishte një “nevojë urgjente për dialog” për të rivendosur stabilitetin global. Vendet perëndimore i kanë kërkuar Rusisë të lirojë rezervat e mëdha të drithit në Ukrainë. Bllokada ka sjellë rritje të çmimeve të ushqimeve.

“Afrika është në fakt një peng i atyre që nisën luftën kundër shtetit tonë. Kjo luftë mund t’ju duket shumë e largët për ju dhe vendet tuaja. Por çmimet e ushqimeve që po rriten në mënyrë katastrofike kanë sjellë tashmë luftën në shtëpitë e miliona familjeve afrikane”, tha Zelensky në fjalimin e tij.

Ai tha se qeveria e tij ishte e angazhuar në “negociatat komplekse” për të zhbllokuar rezervat e grurit të bllokuara në portet e Detit të Zi të Ukrainës.

Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna tha se “Rusia duhet të ndalojë së luajturi me urinë globale”.

“Lënia e drithërave të bllokuara është e rrezikshme për stabilitetin në botë”, tha ajo./ BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme