Të shtëna me armë në Washington, vritet një 15-vjeçar! Plagosen 3 të tjerë, mes tyre një polic

Botë | 4 vite më parë

Një 15-vjeçar ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Washington DC mbrëmjen e së dielës. Mes të plagosurve është edhe një oficer policie.

Të shtënat me armë ndodhën në një zonë  mjaft të populluar të mbushur me dyqane, restorante dhe bare, ndërsa gjatë kohës kur ndodhi ngjarja po zhvillohej dhe një koncert muzikor.

Sipas policisë fillimisht ka pasur një sherr në zonën e populluar dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë, por mbetet e paqartë nëse dy incidentet kanë qenë të lidhura apo jo me njëra-tjetrën.

Gjatë hetimeve të policisë një armë zjarri është gjetur në vendngjarje, por që nuk është arma që vrau adoleshentin dhe plagosi të tjerët.

 /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme