Ushtarët ukrainas të kapur peng në fabrikën e çelikut në Mariupol dërgohen në burgjet e Moskës

Botë | 4 vite më parë

Disa komandantë të batalionit Azov në fabrikën e çelikut në Ukrainë, të cilët u kapën peng, janë dërguar në qendrën e paraburgimit Lefortovo të Moskës

“Aktualisht, disa komandantë të Azov, të cilët u kapën robër gjatë betejave për Mariupol, janë dërguar në Lefortovo,” tha një burim për media ruse ‘TASS’.

Po sipas burimit, transferimi i tyre ne burgjet ruse po “bëhet për qëllime hetimore”

Më shumë se 1000 trupa ukrainase, të cilët u dorëzuan në Mariupol, janë transferuar në Rusi. Një burim tha për ‘TASS’ se më shumë se 100 trupa të zënë rob në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit, duke përfshirë mercenarë të huaj, mund të mbahen në Moskë.

Rusia aktualisht është duke bombarduar jugun e Ukrainës ku fokusi i saj është në rajonin e Dobasit. Sipas presidentit Zelensky edhe në atë rajon po kryen të njëjta masakra ndaj civilëve si në Bucha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme