Lavrov: SHBA-të duan ta bëjnë Rusinë të heshtë, por nuk do t’ia dalin mbanë

Botë | 4 vite më parë

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se synimi i tyre është që ta bëjnë Rusinë të “heshtë” në lidhje me çështjet ndërkombëtare. Ai theksoi se, megjithatë, SHBA nuk do t’ia dalë mbanë.

“SHBA-ja po punon për t’u siguruar që Rusia të mos ketë të drejtë të shprehet në çështjet ndërkombëtare, sepse ajo respekton rregullat e shpikura nga SHBA. Mendoj se po e kuptojnë shumë mirë se nuk do t’ia dalin mbanë”, tha Lavrov.

Ndërkohë që luftimet në Ukrainë vijojnë, Moska raportoi se ofensiva e saj kundër Severodonetsk në Ukrainën lindore vazhdon me sukses pasi mori kontrollin e një lagjeje në periferi të qytetit.

“Ofensiva në drejtim të Severodonetsk po zhvillohet me sukses”, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov në një video, duke njoftuar pushtimin e vendbanimit Metyolkine, në periferi lindore të qytetit.

“Forcat e armatosura të Federatës Ruse vazhdojnë të godasin objektiva ushtarake në territorin ukrainas”, shtoi ai./ Corriere.it

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme