Lufta në Ukrainë, Stoltenberg: Mund të zgjasë me vite

Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite, kështu paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, duke u kërkuar vendeve perëndimore të mos ndalojnë mbështetjen e tyre me kalimin e kohës.
“Ne duhet të jemi të përgatitur që kjo do të zgjasë me vite. Ne nuk duhet të dobësojmë mbështetjen për Ukrainën, edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm në aspektin e mbështetjes ushtarake, por edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve“, tha ai.
Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e 116-të, teksa një takim për bisedime Moskë-Kiev duket shumë i largët.
Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, duke thënë se synonte të “de-naziste” dhe “çmilitarizonte” fqinjin e saj ish-sovjetik. Në luftën e egër, OKB-ja thotë se më shumë se 4,500 civilë janë vrarë dhe rreth 5,600 janë plagosur. Mijëra luftëtarë janë vrarë ose plagosur gjithashtu nga të dyja palët. Më shumë se 13 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, sipas OKB-së.
Perëndimi i është përgjigjur pushtimit duke vendosur sanksione të rënda ndaj Moskës dhe duke furnizuar Ukrainën me armë, por nuk ka ndërhyrë drejtpërdrejt në luftën kundër Rusisë, një superfuqi bërthamore./ Corriere.it
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




