Johnson: Ukraina duhet të fitojë luftën, Eurovision 2023 të zhvillohet në vendin fitues

Kryeministri, Boris Johnson ka shprehur mbështetje ndaj Ukrainës teksa kjo e fundit ndodhet në luftë me Rusinë. Jonson shprehet se Ukraina mund dhe duhet të fitojë luftën, raporton The Guardian.
“Rusët janë duke kërcyer përpara centimetër pas centimetri dhe është jetike për ne që të tregojmë atë që dimë të jetë e vërtetë, që është se Ukraina mund të fitojë dhe do të fitojë. Kur lodhja e Ukrainës po fillon, është shumë e rëndësishme të tregojmë se jemi me ta për një kohë të gjatë dhe po u japim atyre qëndrueshmërinë strategjike që u nevojitet”, tha Johnson pasi u kthye nga një vizitë e papritur në Kiev.
Ndër të tjera Johnson tha se Ukraina mund dhe duhet të presë konkursin e këngës në Eurovizion 2023. Ndërsa ka ende 1 vit kohë ai shprehet optimist se deri atëherë situata do të jetë normalizuar dhe se Eurovision 2023 do të zhvillohet në Ukrainë, vendin dhe ku shpallën fituesit.
“Sigurisht që do të doja të isha në këtë vend, por fakti është se ata fituan dhe e meritojnë ta kenë atë dhe besoj se mund ta kenë dhe besoj se duhet ta kenë ata. Unë besoj se Kievi ose çdo qytet tjetër i sigurt ukrainas do të ishte një vend fantastik për ta pasur atë. Është një vit larg, do të jetë mirë deri në momentin kur të vijë gara e Eurovizionit.”, tha ai.
Të premten, Johnson zhvilloi vizitën e dytë në Kiev. Ai i ofroi presidentit ukrainas Volodimir Zelensky një program madhor trajnimi për forcat ukrainase, ku mund të trajnohen deri në 10 mijë ushtarë çdo 120 ditë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




