Lufta me Rusinë, Zelensky: Po punoj fort që Ukraina të marrë armët e nevojshme

Ukraina ka intensifikuar thirrjet e saj për më shumë armatime nga aleatët në Perëndim, ndërsa përpiqet të kundërshtojë një ofensivë ruse të fokusuar në lindje të vendit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se po punon fort për tu pajisur me armë sisteme moderne raketash kundrejt luftës me Rusinë.Ai shprehet se armët e reja do të jenë për mbrojtjen e Donbasit., raporton BBC.
“Paketa e cila përfshin artileri dhe sisteme moderne raketash do të jetë veçanërisht e rëndësishme për mbrojtjen e rajonit të Donbasit. Sigurisht, ne do të bëjmë çmos që të tejkalojmë avantazhet e tyre tani për tani. Çdo ditë unë luftoj që Ukraina të marrë armët dhe pajisjet e nevojshme”, tha presidenti ukrainas.
Zelensky shprehu mirënjohje për mbështetjen me vlerë 1 miliardë dollarë (820 milion £) të shpallur nga Shtetet e Bashkuara. Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë që më 24 shkurt. Aktualisht, luftimet janë të përqendruara në pjesën lindore të këtij vendi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




