Ukraina: Na kanë mbaruar armët, tani çdo gjë varet nga ajo që na jep perëndimi

Zëvendës kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka thënë se ata po humbin kundër Rusisë në vijën e frontit dhe tani mbështeten pothuajse vetëm në armët nga perëndimi për ta mbajtur Rusinë larg.
“Kjo është një luftë artilerie tani. Vijat e frontit ishin vendi ku do të vendosej e ardhmja dhe ne po humbasim në aspektin e artilerisë. Tani gjithçka varet nga ajo që na jep perëndimi. Partnerët tanë perëndimorë na kanë dhënë rreth 10% të asaj që kanë“, tha Vadym Skibitsky.
Ukraina po përdor 5,000 deri në 6,000 fishekë artilerie në ditë, sipas Skibitsky. “Ne kemi përdorur pothuajse të gjithë municionin tonë të artilerisë dhe tani po përdorim predha standarde të kalibrit 155 të NATO-s,” tha ai.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, vlerësoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kievin të premten dhe përsëriti thirrjen e tij për më shumë armë, ndërsa ministri i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, bëri një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë.
“Fjalët kthehen në veprime. Ky është ndryshimi midis marrëdhënieve të Ukrainës me Britaninë e Madhe dhe vendeve të tjera”, tha Zelensky./ The Guardian
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




