Zëdhënësi i Zelenskyt i përgjigjet Biden: Ishte i vëmendshëm ndaj paralajmërimeve, por pushtimi rus ishte tronditës

Zëdhënësi i Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky i është përgjigjur Presidentit të SHBA, Joe Biden, i cili deklaroi se kishte kërkuar sanksione parandaluese kundër Rusisë, përpara pushtimit në shkallë të gjerë, por se Kievi nuk e kishte dëgjuar
Zëdhënësi Sergei Nikiforov tha se në atë kohë Zelensky ka zhvilluar tre apo katër biseda telefonike me Joe Biden dhe liderët shkëmbyen mendime dhe vlerësime të situatës në detaje.
“Prandaj, fraza ‘nuk donte të dëgjonte’ ndoshta ka nevojë për sqarim” tha ai.
Ai tha se Zelensky ishte i vëmendshëm ndaj paralajmërimeve, por shkalla e pushtimit të Rusisë “tronditi shumë vende, përfshirë partnerët tanë”./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




