OKB paralajmëron se Teherani po planifikon të rrisë pasurimin e uraniumit

Vëzhguesi bërthamor i Kombeve të Bashkuara për Iranin njoftoi këtë të enjte se Teherani planifikon që të instalojë edhe dy pajisje në centrifugat e saj të avancuara, që do ta lejonin atë të pasurojë uranium me më shumë shpejtësi. Centrifugat IR-6 mund të prodhojnë uranium dhjetë herë më shpejtë sesa gjenerata e parë e centrifugave, që ishte kufizuar në marrëveshjen e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore.
Vendimi për të vendosur këto pajisje të reja në centrifugat IR-6 në uzinën nëntokësore Natanz vjen pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore më 8 qershor vendosi që të censurojë Iranin. Bordi i Guvernatorëve prej 35 anëtarësh të agjenicsë miratoi rezolutën e sjellë nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca me 30 vota pro, sipas ambasadorit rus Mikhail Ulyanov.
Në një postim në Twitter, ai tha se Rusia dhe Kina votuan kundër rezolutës, ndërsa India, Libia dhe Pakistani abstenuan. “Vendet që përfaqësojnë më shumë se 1/2 e njerëzimit nuk e mbështetën rezolutën,” shtoi ai.
Miratimi i rezolutës që kritikon Iranin për refuzimin e dhënies së përgjigjeve në lidhje me gjurmët e uraniumit në tre vende të padeklaruara, erdhi në të njëtën ditë që Irani hoqi disa prej kamerave të vëzhimit të vendosura nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore duke thënë se kjo agjenci po mbështetet në “dokumentet e rreme” për të “ruajtur presionin maksimal” ndaj Teheranit.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




