Zyrtarët në Mariupol: Qindra trupa janë gjetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura

Qindra trupa janë gjetur në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Mariupol, sipas një këshilltari të kryebashkiakut të qytetit.
Petro Andryushchenko foli në Telegram për një “karvan të pafund vdekjeje” në qytetin port të pushtuar, ku nga 50 deri në 100 trupa për çdo bllok banesash po nxirren nga nën rrënoja dhe po transportohen në morgje.
Në postimin e publikuar, ai tha se rrënojat e rreth dy të pestat e ndërtesave janë kontrolluar nga forcat pushtuese deri më tani.
Muajin e kaluar, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut tha se 60% e ndërtesave në Mariupol ishin shkatërruar, nga të cilat 20% nuk mund të rindërtoheshin./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




