Itali, sekuestrohen 4.3 ton kokainë, lëshohen 38 urdhër arreste mes Evropës dhe Kolumbisë

Botë | 4 vite më parë

Një operacion anti drogë i ndërmarrë në Itali ka zbuluar 4.3 ton kokainë në portin e Triestes. Mediat italiane kanë bërë me dije se janë lëshuar 38 urdhër-arreste për persona mes Evropës dhe Kolumbisë, kanë sekuestruar 4.3 ton kokainë që kap vlerën 240 milionë euro, si dhe kanë sekuestruar 2 milionë euro cash. Për finalizimin me sukses të një prej operacioneve më të rëndësishme në Evropë u inflirtuan agjentë të cilët depërtuan në organizatë duke pretenduar se menaxhonin pjesën logjistike të trafikut.

Mbledhja e provave u bë e mundur përmes 19 dërgesave të kontrolluara, të zhvilluara midis periudhës maj 2021 dhe maj 2022, falë të cilave u identifikuan ndërmjetësues të rëndësishëm në sistemin botëror të trafikut të drogës dhe një numër i madh transportuesish që operojnë në Itali dhe në të gjithë botën. Hetimi nisi më shumë se një vit më parë mes drejtësisë italiane, policisë kolumbiane dhe agjencisë amerikane të hetimeve të Sigurisë Kombëtare.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme